Publikimi i videos së një konflikti mes policisë dhe një të riu ndezi një debat virtual, lidhur me mënyrën sesi policia procedoi për neutralizimin e tij.

Në videon e publikuar fillimisht nga “DurrësLajm” efektivët dëgjohen të ofendojnë të riun, ndërsa e godasin në momentin kur ai është shtrirë në tokë.

DurrësLajm” po sjell gjithashtu 2 video të plota, pamje filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë, të cilat dëshmojnë gjithçka që ka ndodhur.

Në videon e parë i riu shihet me thikë në dorë, teksa dorëzohet përballë efektivëve, ndërsa konflikti nis në momentin që ai shoqërohet për në furgon.