Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Golemit ditën e sotme.
Siç njofton policia 80-vjeçari ishte duke u larë në det kur është mbytur.
Njoftimi:
Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





