Ambientet e jashtme të një fabrike këpucësh në periferi të Durrësit janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës i cili sapo ka mbërritur pranë objektit.

Fabrika ndodhet në unazë, në zonën e plazhit.

Roja i fabrikës i ndihmuar nga banorë të lagjes kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e përparimit të tyre drejt fabrikës.