“Dritë për nesër” quhet koncerti homazh i organizuar nga Bashkia Tiranë në sheshin përpara Universitetit të Arteve në nder të viktimave të pandemisë Covid 19.
Me vepra tëmëdha të realizuara mjeshtërisht nga Linda Kazani, Marina Kurti, Elita Hoxha, Anita Kerhani, Artur Vera dhe Erjon Sherri ku regjisor ishte Milto Kutali dhe dirigjente Suzana Turku, u luajt muzikë për shpresën dhe jetën duke mos harruar të kujtonin 493 viktima të cilët nuk ia dolën të fitonin betejën e tyre me koronavirusin.
Pandemia bëri bashke këta artistë të cilët me anë të muzikës kërkojnë të përçojnë dritë për një të ardhme më të mirë, por mbi të gjitha për t’i kujtuar dhe njëherë të gjithëve se gjithçka varet nga ne, kujdesi që duhet të tregojmë duke ndjekur me kujdes çdo masë anticovid, sidomos vendosjen e maskës, e nesërmja do të këtë vërtetë më shumë dritë.