Arrestohet një 38-vjeçar në Durrës, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së gruas me të cilën bashkëjeton.
Policia sqaron se u arrestua nga Specialistët e Krimeve shtetasi G. B., 38 vjeç, banues në Sektor Rinia, i cili ishte shpallur në kërkim.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” , për veprën penale “Vepra të turpshme”. 38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij”, informojnë burime zyrtare policore.





