Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ka dhunuar gruan e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin T. E., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme