Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona, të akuzuar për vjedhje.

Në një njoftim lëshuar për mediat, policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë “E. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur në një banesë”, si dhe “F. K., 19 vjeç, banues në Manzë, pasi dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë”.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas të akuzuar për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur në një banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 19 vjeç, banues në Manzë, pasi dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.