Teuta ndodhet në Bullgari, vend ku po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri. “Djemtë e Detit” të drejtuar nga trajneri Diego Longo po marrin ngarkesën e duhur për edicionin e ardhshëm. Ajo që bie në sy është koka e fashuar e Lorenco Vilës.

Siç duket, mesfushori është dëmtuar gjatë një dyluftimi. Megjithatë asgjë serioze, me lojtarin që vijon të jetë pikë kyçe për durrsakët.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë në edicionin e ri me Teutën që në sezonin shkuar nuk ishin në nivelin e pritur. Ndërkohë, drejtuesit po punojnë intensivisht për merkaton e verës për t’u pasuruar me elementë cilësorë.