Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Durrësit. 

Një makinë ka përplasur një kalimtare, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur. 

Mësohet se gruaja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës “Adria” në tjetrin, kur është përplasur nga automjeti.  

Si pasojë e përplasjes ajo ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. 

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.