Humbja e fëmijëve në plazhet e mbushura me pushues është një nga problemet më shqetësuese të këtij sezoni.
Barra për gjetjen e tyre, përveç familjarëve të alarmuar, bie mbi qytetarët dhe policinë.
Kjo e fundit, në një postim në “Facebook” bën të ditur, se çdo ditë raportohen në polici 6-8 raste personash të humbur, kryesisht fëmijë.
Postimi i plotë:
Krahas detyrave të shumta që shërbimet e Policisë Bashkiake kryejnë gjatë sezonit turistik veror në kontroll të territorit të Bashkisë Durrës, jemi dhe të fokusuar duke ndihmuar prindërit në gjetjen e fëmijëve të cilët largohen nga vëmendja e tyre.
Humbja e fëmijëve në plazhet e mbushura me pushues është një nga problemet më shqetësuese të këtij sezoni.
Çdo ditë raportohen pranë shërbimeve tona 6-8 raste personash të humbur, kryesisht fëmijë, përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Pavarësisht masave të marra për rritjen e sigurisë për pushuesit, shërbimet tona apelojnë për më shumë kujdes nga prindërit. Përveç kujdesit që duhet të tregojnë prindërit apo shoqëruesit e fëmijëve në plazhe, për të mos i humbur ata nga sytë, duhet dhe t’i edukojnë në rast se ndodh shkëputja, që të mos përfshihen nga paniku, por të kërkojnë ndihmë. E gjithë vija bregdetare nga ura Dajlanit deri tek Përroi Agait patrullohet me sherbimet tona.
Një tjetër këshillë për prindërit është të mos humbasin kohë, nga momenti që konstatojnë humbjen e fëmijës, pasi kjo e bën më të vështirë gjetjen e tyre.
Për cdo rast qytetarët të marrin kontakt me patrullat tona në terren ose te telefonojnë ne numrin tonë të telefonit
+052232250.





