“DurrësLajm” sjell pamjet nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Durrësit, në lagjen nr 10 të qytetit, ku ditën e sotme u ndez një zjarr nga një 67-vjeçar në afërsi të disa banesa.
Siç duket edhe në video automjetet e zjarrfikses e kanë patur të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit, duke rrezikuar edhe jetën. Fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e flakëve në kohë.
Sipas policisë, 67-vjeçari i cili ishte punësuar për të pastruar në banesën ku dhe ndezi zjarrin ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor dhe aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin.
LEXO EDHE:





