Një ndër zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit të arrestuar ditën e sotme me urdhër nga SPAK është edhe ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga kjo detyrë vetëm 4 ditë më parë.
Bistri pas lirimit nga detyra si shef i Operacionales, ishte emëruar specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, sektor i ri pas ndryshimeve në strukturën e Drejtorisë së Krimeve.
Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vjet në shkurt.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.
Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.





