Arrestohet një shtetas kosovar në Durrës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza 16-vjeçare.

Ende nuk dihen rrethanat se kur dhe si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia njofton se ka vënë në pranga 36-vjeçarin Ç.D.

Policia informon: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. D., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mituara 16 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.