Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të organizojnë në Shëtitoren “Taulantia”, panairin “Taverna e Adriatikut”, në datat 12-13 gusht.

Në në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja Sako shkruan se qëllimi i organizimit të këtij panairi është promovimi i vlerave gastronomike dhe produkteve tipike të zonës.

“Në këtë panair do të ekspozohen produkte dhe shërbime tipike të zonës si: prodhimet e detit, nënproduktet e qumështit, frutat dhe perime të freskëta, verëra, raki, lule dhe bimë kurative, vaji i ullirit , mjaltë etj, me qëllim rivitalizimin e fshatrave turistikë si dhe krijimin e një destinacioni dhe atraksioni agroturistik i cili i ofrohet turistëve të apasionuar pas gastronomisë.”, shkruan Sako.

Postimi i plotë:

Bashkia Durrës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në:

Panairin “Taverna e Adriatikut”

🗓️ 12-13 gusht 2023

📍Fillimi i Shëtitores “Taulantia”

Qëllimi i organizimit të këtij panairi është promovimi i vlerave gastronomike dhe produkteve tipike të zonës, duke shërbyer kështu si një mundësi shumë e mirë për promovimin e potencialeve gastronomike të fshatrave turistikë të qytetit të Durrësit.

Në këtë panair do të ekspozohen produkte dhe shërbime tipike të zonës si: prodhimet e detit 🦪, nënproduktet e qumështit🥛, frutat dhe perime të freskëta🍎🍋🍇, verëra 🍷, raki, lule dhe bimë kurative, vaji i ullirit 🫒, mjaltë 🍯 etj, me qëllim rivitalizimin e fshatrave turistikë si dhe krijimin e një destinacioni dhe atraksioni agroturistik i cili i ofrohet turistëve të apasionuar pas gastronomisë.

Pjesëmarrja në këtë panair mundësohet nga Bashkia Durrës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ju mirëpresim!