Plas sherri në tragetin e linjës Bari-Durrës, ku tre të rinj kanë rrahur një 28-vjeçar nga Vlora.

Policia e Durrësit informon se u arrestuan dy të rinj nga Laçi dhe një tjetër nga nga Kamza u procedua në gjendje të lirë, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit F. U., 30 vjeç dhe B. V., 22 vjeç, të dy banues në Laç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar me tragetin e linjës Bari-Durrës, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte shtetasin G. F., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, bëjnë me dije blutë e Durrësit.