Në mes të sezonit turistik, Policia Bashkiake Durrës ka njoftuar masat për shmangien e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve e pushuesve.
Me qëllim garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të sezonit turistik, nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se është vendosur:
- Kufizimi i qarkullimi të mjeteve të transporit të mallrave, furgona shërbimi, furnizimi, si dhe të gjitha automjetet e tjera të transportit të mallrave (ATP) për periudhën nga data 01 Gusht deri më datë 15 Shtator 2023 prej orës 08:00 – 23:00 në akset rrugore të qytetit si më poshtë vijon:
Lagjia nr.1 Rruga Taulantia – Currila.
Unaza e brëndshme, rrethrrotullimi Dovana, Mazoleumi Dëshmorëve, rruga Aleksandër Goga, rruga Tregtare, rruga Egnatia, Bulevardi Epidamn.
Aksi Rrugor Ura e Dajlanit – rruga Pavarsia.
Rrethrrotullimi i Plepave – rruga dytësore – Përroi i Agait.
2. Kufizimit të qarkullimit sipas pikës 1 të këtij Urdhëri i nënshtrohen edhe të gjitha mjetet që janë pajisur me autorizim përkatës nga Bashkia Durrës për qarkullim në qytet kundër sinjaleve rrugore.
3. Pika 1 e Urdhërit nuk zbatohet për mjetet e shërbimit të urgjencave, zjarrëfikëset, mjetet e transportit publik urban, mjetet e transportit turistik autobusët (që kalojnë në rrugën Pavarësia dhe në rrugën e Doganës, ngjitur më Portin, me destinacion parkimin në shëtitoren Taulantia), si dhe mjetet e ndërmarjeve në varësi të Bashkisë Durrës.





