Një e re, rreth 30 vjeçe, është gjetur e pajetë paraditen e sotme në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i 30-vjeçares është gjetur pranë Urës së Dajlanit dhe ka dyshime se është një endacake.
Policia nuk ka zbardhur ende identitetin e viktimës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po kryen veprimet e para për zbardhjen e ngjarjes.





