Arrestohet një 34-vjeçar në Durrës, pasi ka dhunuar prindërit. Dhe ky nuk ishte rasti i parë që ata dhunoheshin prej të birit, pasi sipas policisë rezulton se ata ishin të pajisur me urdhra mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. Gj., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhra mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.