Policia e Durrësit ka arrestuar Dritan Memollën, një person i skeduar dhe i dënuar edhe më parë për vepra kriminale.
Memolla ka qenë i armatosur në momentin që i është bërë thirrje të ndalonte.
Ai ka tentuar të ikë, dhe në momentin e largimit ka hedhur armën në tokë, ndërsa është neutralizuar nga forcat e policisë.
Person i njohur për Policinë e Durrësit, pasi është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Dy vite më parë u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një person.





