Policia ka vendosur në pranga një 32 vjeçar, i cili akuzohet për përdhunim.
I riu me iniciale F. O., banues në Kuçovë, u kallëzua nga një 19-vjeçare.
Ajo deklaroi në polici se 32 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij.
Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij. Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.





