Një 59-vjeçar ka humbur jetën orët e para të kësaj të shtune në rrugën Sukth-Manzë pasi u aksidentua nga një automjet.

Sipas policisë, në rrugën dytësore Sukth-Manzë, një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes.