Një aksident u regjistrua mesditën e sotme te kthesa e Fllakës, ku një automjet është përmbysur në rrugë pasi është përplasur me një mjet tjetër tip “Volkswagen”.
Nga të dhënat e para policore, mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa dëshmitarët e rastit kanë sjellë këto pamje për “DurrësLajm“.





