Aksioni i 47-të i pastrimit në lumin Ishëm, realizuar nga River Cleanup Albania, pa të angazhuar përveç vullnetarëve shqiptarë edhe të huaj.

Organizata austriake Planetmatters, me themelues Felix Kraker, u përfshi në aksion me 9 vullnetarë të saj nga Austria, Italia dhe Gjermania.

Lumi më i ndotur në Evropë prej mëse 3 vitesh pastrohet rregullisht gjatë aksioneve të vazhdueshme të River Cleanup Albania, por ndotja ambientale në të vijon të mbetet e lartë.

Mes 43 vullnetarëve (shumica prej të cilëve nxënës shkollash) nuk munguan edhe deputetët Jurgis Çyrbja dhe Arkend Balla, si dhe kreu i njësisë administrative Ishëm Kadri Gjyli. Gjatë aksionit u mblodhën rreth 415 kg mbetje urbane, pjesa më e madhe e të cilave ishte plastikë.