Pas dritares së transferimit të verës, faqja Calcio e Finanza ka përpiluar renditjen e lojtarëve më të paguar në Serie A.

Vitin e kaluar në krye ishte Lukaku, por ai pranoi të ulë pagën, ndërsa Osimhen aktualisht është i teti, por në negociata me Napolin për të rinovuar bashkëpunimin që së shpejti mund ta çojë atë në krye të renditjes.

Në kampionatin italian luajnë disa futbollist shqiptar, por asnjëri prej tyre nuk është në këtë listë.

Ja kush janë futbollistët më të paguar të Serie A…

10) 3,8 milionë – Stefan De Vrij e Henrikh Mkhitaryan (Inter)

9) 4 milionë euro – Evan Ndicka (Roma), Danilo (Juve), Ciro Immobile e Luis Alberto (Lazio), Theo Hernandez, Ruben Loftus Cheek, Ismael Bennacer, Christian Pulisic e Samuel Chukwueze (Milan)

8) 4.5 milionë euro – Paulo Dybala, Leandro Paredes e Tammy Abraham (Roma), Nicolò Barella (Inter) e Victor Osimhen (Napoli)

7) 5 milionë euro – Benjamin Pavard (Inter), Rafael Leao (Milan), Bremer e Federico Chiesa (Juve)

6) 5.5 milionë euro – Alessandro Bastoni (Inter)

5) 6 milionë euro – Alex Sandro (Juve), Lautaro Martinez e Marcus Thuram (Inter)

4) 6.5 milionë euro – Wojciech Szczesny (Juve)

3) 7 milionë euro – Adrien Rabiot e Dusan Vlahovic (Juve)

2) 7.5 milionë euro – Romelu Lukaku (Roma)

1) 8 milionë euro – Paul Pogba (Juve)