Ndeshje e jashtëzakonshme për Spanjën, e cila mposhti Gjeorgjinë në kualifikueset e Euro2024.
“La Roja”, nën rrebeshin e Tbilisit, i jep Kvaratskhelias dhe shokëve të tij një humbje shkatërruese 7-1 dhe fluturon në vendin e dytë në grupin A me gjashtë pikë.
Në krye qëndron Skocia me 12 pikë pas 4 ndeshjesh dhe me një golavarazh 9-1.
Më i miri në fushë është sulmuesi Morata, me hat-trikun e tij, ndërsa Lamine Yamal thyen të gjitha rekordet.
Talenti i Barçës bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeç e 57 ditë dhe menjëherë gjeti golin duke u bërë shënuesi më i vogël në historinë e “Furies së Kuqe”.





