Duket se aventura e Jurgen Klop te Liverpuli po shkon drejt fundit, me trajnerin gjerman që është i gatshëm të shohë për opsione të reja.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, pasuesi i gjermanit do të jetë Çabi Alonso. Ish-mesfushori spanjoll po bën mjaft mirë me Bajer Leverkusenin dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga shumë klube të tjera të mëdha, si Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit.

Kështu Liverpuli kërkon të përfitojë dhe të rrëmbejë menjëherë shërbimet e spanjollit.