Një shtëpi e braktisur është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.17 të Durrësit, fare pranë pallateve shumëkatëshe.
Nga zjarri, që dyshohet të jetë i qëllimshëm, janë regjistruar dëme të shumta materiale, pasi siç duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, shtëpia njëkatëshe është shkrumbuar plotësisht.
Grupi hetimor i ngritur për rastin po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.





