Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për vjedhje. Një 35-vjeçar u arrestua në lagjen nr.13, pasi vodhi një shumë parash në një biznes, ndërsa një 54-vjeçar u arrestua në Sukth pasu vodhi në një magazinë disa bateri automjetesh.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një biznes. Gjithashtu, 35-vjeçari kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 54 vjeç, banues në Sukth, pasi ka vjedhur disa bateri automjetesh, në një magazinë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës për veprime të mëtejshme.





