Policia e Durrësit kanë arrestuan 50-vjeçaren S. Pashkaj dhe S. Pashkaj, 27 vjeç, nënë e bir, të dy banues në Shënavlash.

Sipas policisë 50-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, ndërsa 27-vjeçari i ka dëmtuar automjetin kësaj shtetaseje.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në fshatin Qerret, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.