Bëhet me dije nga burimet se pikëkalimi kufitar Rafah që lidhë Egjiptin dhe Palestinën, është hapur nga Gaza për herë të parë nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Vetëm disa minuta para hapjes së pikëkalimit kufitar, Sekretari  britanik i Punëve të Jashtme, James Cleverly, ka thënë se pret që “grupi i parë i shtetasve të huaj” të largohen nga Gaza, transmeton Telegrafi.

“Ekipet e Britanisë së Madhe janë të gatshme të ndihmojnë shtetasit britanikë sapo t’ju jepet mundësia të largohen”, ka shkruar Cleverly në rrjetin social X.

Shikohen  turmat e qytetarëve dhe veturat që kalojnë përmes portës që për herë të parë u hap që nga fillimi i luftës. Është raportuar se një grup i caktuar i palestinezëve të plagosur do të dërgohen në Egjipt për trajtim, derisa disa shtetasve të huaj do t’ju lejohet të largohen nga Gaza.