Bladimy Mathurin, 47 vjeç dhe djali i tij 27-vjeçar Chinwai Mode u qëlluan për vdekje të dielën e 29 Tetorit në mbrëmje, njoftoi Policia, nga fqinji i tyre 47-vjeçari Jason Pass, i cili jetonte një kat më poshtë dhe me të cilin mësohet se kishin mosmarrëveshje të vazhdueshme për zhurmën.
Ngjarja ka ndodhur në Brooklyn dhe nga pamjet që ofrohen nga një kamer sigurie të vendosur në katin e katërt, tregon Pass, i cili jeton në katin e tretë, duke debatuar me gruan e Mathurin.
Më pas, Mathurin mësohet se del me një palë gërshërë në duar. Gruaja e tij përpiqet ta tërheqë atë ndërsa Pass më pas nxjerr një armë.
Informacionet zyrtare thonë se Pass qëlloi Mathurin dhe Mode dhe u largua me qetësi nga vendi i ngjarjes.
Thueht se autori i ngjarjes kishte telefonuar 311 here që prej marsit të 2022, për tu ankuar për fqinnjët në katin e sipërm, për atë që dukej si përplasje në dysheme.
“Ankesa për zhurmën, kryesisht njerëzit që ecnin. Apartamenti në katin e sipërm nuk kishte qilima, kështu që njerëzit që ecnin shkaktonin këto zhurma,” tha shefi i detektivëve Joseph Kenny.
Administratori i ndërtesës tha se ka pasur ankesa të shumta nga të dyja apartamentet dhe ndërmjetësimi është ofruar por nuk ka arritur rezultat kurrë.
Gruaja dhe nëna e viktimave, tha se autori qëlloi tavanin dhe burri i saj u përplas në dysheme.
“Burri im nuk kishte armë, nuk kishte armë. Pse më solle një armë për të qëlluar familjen time? Pse do të sillje një armë për të shkatërruar familjen time? Pse? Pse?” tha Marie Delille.
Këshilltarja e Bruklinit, Farah Louis, kaloi ca kohë me familjen, ndërsa vuri në dukje se Mathurin ishte baba i katër fëmijëve dhe punonte dy punë për t’i mbështetur ata.
“Ata kanë nevojë për shumë mbështetje tani. Burri i saj ishte mbajtësi i familjes, kështu që ai po paguante që ajo të shkonte në shkollë, duke paguar dy fëmijë për të shkuar në shkollën e famshme. Tani, ata nuk kanë asgjë,” tha Louis.