Pritet të kalojnë më shumë njerëz nga Gaza në Egjipt sot pasi korridorit ‘Rafah’ u hap për herë të parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.

Ashtu si dje, një listë me rreth 500 emra njerëzish që lejohen të kalojnë, e hartuar nga Egjipti, do të vendoset në vendkalim, thotë Rushdi Abu Alouf për BBC. Më shumë se 400 njerëz ishin në gjendje të largoheshin nga Gaza dje në një mënyrë kaotike, por të menaxhueshme, tha ai.

Disa njerëz që shkuan dje në vendkalimin e Rafahut nuk ishin në dijeni se nëse emrat e tyre nuk do të ishin në listë, ata nuk do të lejoheshin të hynin në Egjipt. Largimi nga Gaza është kritik veçanërisht për ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor pasi spitaleve po iu mbarojnë furnizimet dhe luftimet vazhdojnë.