Anëtarët e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Këshillin Bashkiak të Durrësit kanë depozituar këtë të hënë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për proçesin e rindërtimit në qytetin bregdetar.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale nga kryetari i grupit, Dritan Burgija.

mbledhjen e datës 18 tetor, Burgija pati paralajmëruar kërkesën për ngritjen e këtij komisioni, pasi sipas opozitës procesi i rindërtimit në qytetin bregdetar ka pasur problematika dhe abuzime të shumta.

Në postim, Burgija njofton se kërkesa e opozitës është rrëzuar këtë të hënë me 11 vota kundër dhe 9 pro në Konferencën e Kryetarëve.

PD-ja lokale shprehet se mbetet e palëkundur në kërkesën e saj “për t’i treguar durrsakëve të vërtetën, ku dhe si shpenzohet çdo qindarkë nga taksat tona, pasi në fund të fundit misioni ynë është të ju shërbejmë JU.”

Postimi i plotë:

Partia Socialiste e ka ndarë mendjen për të na u bërë pengesë e transparencës. Por ne nuk bëjmë kompromis me të vërtetën. Grupi Demokrat ka depozitur në Këshillë Bashkiak kërkesën për nisjen e një KOMISIONI HETIMOR për të hetuar dhe treguar të gjithë të vërtetën mbi procesin e rindërtimit.
Në Konferencën e Kryetarëve, e cila u zhvillua sot, kërkesa u rrëzua me 11 kundër dhe 9 pro. Ne mbetemi të palëkundur në kërkesën tonë për t’i treguar durrsakëve të vërtetën, ku dhe si shpenzohet çdo qindarkë nga taksat tona pasi në fund të fundit misioni ynë është të ju shërbejmë JU. Por kjo bashki, njësoj si kjo qeveri do t’i shërbejë klientëve të vet. Për këto arsye dhe më shumë se kaq, Bashkia e Durrësit është në terr informativ.
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, i bëj thirrje mediave dhe çdo qytetari të jetë pjesëmarrës. Iu bëj thirrje të gjithëve ju të na vendosni në dijeni për çdo shkelje që ju mund të keni parë dhe lidhet me këtë proces, e jo vetëm. Ne kemi nevojë për ju. Jemi absolutisht të vendosur për ta çuar deri në fund këtë komision për të garantuar mbi të gjitha lirinë dhe të drejtat tuaja.
Ministria e Financave dhe ajo e Rindërtimit ende nuk e kanë një bilanc të plotë të kostove për rindërtimin ndërsa përfaqësuesit e tyre priten nga qelitë me dyer të hapura. Asnjë institucion nuk ka bërë transparent shumën totale për këtë proces e as vlerën e alokuar përmes VKM-ve.
Edhe pse janë shpenzuar rreth 500 milionë euro, shumë prej jush akoma nuk i kanë çelësat e shtëpive, ndërsa të tjerë kanë përfituar padrejtësisht.
Ju meritoni të përfaqësoheni DENJËSISHT
Dritani