Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në sheshin “Liria” në Durrës.

Siç duket edhe në pamjet që publikon “DurrësLajm“, drejtuesi i një automjeti tip “Mercedes Benz C Class”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfundur në mes të sheshit.

 Si pasojë e aksidenti deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.