Teatri i Durrësit, “Aleksandër Moisiu” feston sot 71-vjetorin.

Në këtë rrugëtim 71-vjeçar teatri numëron mjaft tituj, çmime e arritje në rang kombëtar.

Mes morisë së reagimeve në këtë ditëlindje të 71-të, një postim në rrjetet e saj sociale e ka bërë edhe regjisorja Driada Dervishi.

Arti dhe kultura as nuk vishen e as nuk hahen, por ama bëjnë që të ecim me hapa të shpejtë përpara”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Jetë të gjatë Teatrit!

Teatri jeton gjatë, por më së shumti në kujtimet e zemrat e atyre që punojnë që Perdja të rrijë gjithnjë e hapur, si dhe në mendjen e ndjenjat e publikut.

Kjo është e bukura dhe e trishta e tij.
Por kjo është jeta.
E bukur dhe e trishtë.
Ndaj Teatri është vetë jeta!

Jetë të gjatë Teatrit!
71 vite jetë Teatri Aleksander Moisiu Durres 🎭E lumtur që jam pjesë e familjes tënde të madhe!

Arti dhe kultura as nuk vishen e as nuk hahen, por ama bëjnë që të ecim me hapa të shpejtë përpara!

Uroj që Kultura të marrë vendin që duhet!
Hapini Perden Artit!