Pasditen e sotme ka marrë flakë një kabinë e energjisë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, te vendi i njohur si ish-Frigoriferi.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, teksa Policia dhe forcat e Zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.





