Një magazinë përballë “Nish Gomës” në Shkozet të Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte.
Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete të forcave zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e vatrës aktive të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa mendohet se janë regjistruar dëme të shumta materiale.





