Pas barazimit me Laçin, Erzeni kërkon tri pikët kundër Vllaznisë për llogari të javës së 20-të.
Përballë është ekipi i momentit në Abissnet Superiore, megjithatë trajneri Alfred Deliallisi, nuk i druhet shkodranve, ndërsa theksoi se Erzeni i ka idetë e qarta.
“Vllaznia është një kundërshtar që do vlerësim maksimal, por ne do të futemi në fushë për të marrë rezultat pozitiv. Grupi është i mirë, jemi stërvitur fortë, harmonia është e shkëlqyer, kështu që ne synojmë të marrin rezultat pozitiv kundër Vllaznisë”, tha trajneri Alfred Deliallisi.
Erzeni ka ndryshuar shumë në merkaton e janarit, duke afruar futbollist të afirmuar, teksa janë larguar ata që kanë patur më pak minuta.
5 ndeshjet e fundit mes tyre janë mbyllur në ekulibër të plotë, tri barazime dhe nga një fitore për shijaksit dhe shkodranët. Ndeshja Erzeni-Vllaznia, luhet të shtunën duke nisur nga ora 13.30 në “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.