Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një 70-vjeçari në Shijak.

Shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhjeje gazi në kuzhinën e të moshuarit me iniciale L.K., që fatmirësisht ishte e veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, ku ai jetonte.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia informon se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.