Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Goglat u hodhën nga drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, ndërsa prezent ishin edhe përfaqësuesit e klubeve.

Katër çiftet çerekfinaliste janë: Egnatia – Laçi, Partizani – Kukësi, Vllaznia – Erzeni dhe Tirana – Teuta.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20 – 21 shkurt dhe 5 – 6 mars.

Takimet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë.

Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.

Kupa e Shqipërisë është dritarja e vetme për Teutën për të marrë një biletë europiane.