Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Gjepalaj të Shijakut mëngjesin e kësaj të enjteje.

Nga informacionet paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur një grua e moshuar 76-vjeçare e cila po lëvizte në këmbë kur u godit nga një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar, banor i zonës.

“Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, informon policia e Durrësit.