Në Universitetin Bujqësor të Tiranës u promovua këto ditë libri “Të fshehtat e teknologut-sekretet e përpunimit të qumështit”.

Takimi me autorin, inxhinierin teknolog nga Durrësi, Nazif Tivari, u ndoq me shumë interes nga studentë e pedagogë, si dhe nga teknologë e baxhierë që punojnë drejtpërdrejt në fabrika të përpunimit të qumështit etj.

Në fjalën e tij rektori i UBT, Prof. Dr Fatbardh Sollaku, vlerësoi punën shkencore dhe kontributin e ing Nazif Tivarit, “Mjeshtër i Madh”.  

Mbi aktivitetin 50-vjecar të inxhinier teknolog Nazif Tivari foli zv/dekania e fakultetit të Bioteknologjisë, Prof ass Dr Anila Kopali, e cila vuri në dukje kontributin drejtpërdrejt në prodhim të ing Tivarit. Ajo nënvizoi edhe vlerat e vetë librit si një manual për teknologët e punonjësit që merren me përpunimin e qumështit.

Inxhinier Tivari për disa vite theksoi ajo, ka qenë dhe lektor i jashtëm i Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke i përcjellë studentëve dijet teorike dhe përvojën praktike në përpunimin e qumështit e prodhimin e nënprodukteve të tij.

Mbi kontributin e inxhinier Nazif Tivari foli dhe Prof Dr Kapllan Sulaj, dekan i fakultetit të bioteknologjisë, Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, etj.

Inxhinier Nazif Tivari foli mbi përmbajtjen e librit dhe vlerat e tij në përdorim për të gjithë punonjësit që operojnë në fushën e përpunimit të qumështit.

G.K.