Dy raste dhune në familje janë regjistruar në Durrës në 24 orët e fundit.

Në rastin e parë, specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin e policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës.

Arresrimi i babë e bir ka ndodhur, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Ndërkohë në rastin e dytë, efektivët e policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.