Federata Shqiptare e Qitjes Sportive në bashkëpunimin me Bashkinë Durrës dhe Klubin Shumësportësh Teuta, kanë instaluar një poligon modern qitje në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala”.
Pas shumë vitesh pritje, në Durrës, do të ketë një poligon qitje, ku sportistët elitar, por edhe ata amator, mund të stërviten në kushte bashkëkohore.
Lidhur me instalimin e poligonit, drejtori i Klubit Shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka, u shpreh se misioni i tij është të masivizoj sportin në Durrës.
“Është në politikën tonë të shtojmë sportet në KSHS Teuta. Me mbështetjen e Bashkisë Durrës dhe FSHQS, u bë e mundur që Teuta të ketë një poligon qitje”, tha Leka.
Ndërkohë presidenti i FSHQS, Stefan Rrufa, u shfaq i lumtur për inagurimin e këtij poligoni, duke thënë se do të një mundësi e shkëlqyer për sportistët e rinj të ushtrojnë veten.
Për herë të parë pas afro 3 dekadash në Durrës, u zhvilluan gara mikse femra dhe meshkuj pushkë dhe pistoletë me tabela elektronike.
Morën pjesë 12 ekipe nga 4 klube, të cilët garuan në pushkë dhe pistoletë me ajer.
Vendet e para u fituan nga ekipi i Tiranës në pistoletë dhe ekipi i Flamurtarit në pushkë.