Në vijim të mosbindjes civile, qytetarët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në 6 rrethrrotullimet dhe mbikalimet kryesore të vendit.

Në Durrës, protestuesit fillimisht kanë ndaluar qarkullimin në mbikalimin e Shkozetit, për të vijuar më pas me paralizimin e qarkullimit në të dyja kahet e autostradës Tiranë-Durrës.

Si pasojë, sikundër “DurrësLajm” e raportoi më herët me pamje të drejtpërdrejta, dhjetra mjete janë bllokuar duke shkaktuar kaos.

Situata u përshkallëzua me protestuesit që dogjën disa goma.

Prandaj, policisa ka bërë thirrje me megafon, që qytetarët të distancohen nga aktet e dhunës, pasi në të kundërt do të ndiqen penalisht.

Në përgjigje, qytetarët nisën brohorimat: Rama ik!