Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot 12 drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit.
Mësohet se, Drejtor i Policisë së Durrësit do të jetë Vilson Bala.
Bala, ka mbajtur më parë postin e shefit të komisariatit të Durrësit dhe së fundmi atë të drejtorit të Operacionales.
Gjatë konkurrimit për postin e drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, ai arriti të rënditet i pari në listë, duke grumbulluar 91 pikë.
Kujtojmë se eksponentë të opozitës kanë hedhur akuza ndaj Vilson Balës, pasi sipas tyre ky i fundit në postin e drejtorit të Operacionales, ka qenë në krye të aksionit për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.
Drejtorët e rinj në qarqet e tjera:
Tiranë – Elton Alushi
Fier – Skënder Hitaj
Lezhë – Altin Mena
Gjirokastër – Altin Merizaj
Berat – Luigj Vathi
Dibër – Artion Duka
Elbasan – Fatmir Hoxha
Shkodër – Fatmir Lleshi
Korçë– Erion Ahmeti
Kukës – Gentjan Berberi
Vlorë – Elidon Çela