Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, së bashku me deputeten Klodiana Spahiu, përfaqësuesen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Elizabeta Koza, dhe nënkryetaren e këshillit bashkiak, Denisa Luarasi, morën pjesë sot në një konferencë të organizuar nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” (SHGPS).

Aktiviteti kishte në fokus fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave përmes punës artizanale.

Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve vendore dhe qëndrore, si dhe artizane nga Durrësi, Voskopoja dhe Tushemishti.

Gratë dhe vajzat pjesëmarrëse ndanë përvojat, sfidat dhe mundësitë që u ofrohen për të krijuar mini-biznese të suksesshme në fushën e artizanatit.

Postimi i kryebashkiakes:

Së bashku me deputeten Klodiana Spahiu, përfaqësuesen e MSHMS, Elizabeta Koza dhe nënkryetaren e këshillit bashkiak, Denisa Luarasi, morëm pjesë në Konferencën në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave përmes punës artizanale” organizuar nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” (SHGPS).

Ky event bëri bashkë përfaqësues të institucioneve në nivel vendor dhe qëndror, gra dhe vajza artizane të Durrësit, Voskopojës dhe Tushemishtit, të cilat patën mundësinë që të diskutojnë dhe ndajnë eksperiencat, përvojat dhe sfidat e tyre të lidhura me iniciativat me ngritjen e mini-bizneseve dhe mundësitë e fuqizimit ekonomik.

Bizneset në pronësi të grave janë pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë sonë lokale. Mbështetja e sipërmarrjes së grave dhe vajzave si dhe krijimi i lehtësirave fiskale janë dhe do të vazhdojnë të jenë hapa të rëndësishëm në punën tonë. Ky aktivitet u mundësua me financimin e Global Fund for Women dhe mbështetjen e Cure Foundation, me bashkëpunimin e Bashkisë Durrës.