Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 26-vjeçare ruse i dha fund jetës, duke u vetëvarur.
Dyshohet se e reja kishte ardhur dy javë më parë në Shqipëri, ndërsa para se të kryente aktin ekstrem kishte lënë edhe një letër lamtumire për familjen e saj, ku i kërkonte falje.
Gruaja mësohet se ka qenë në proces divorci me bashkëshortin e saj.
Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën kur ka kryer aktin.
Trupi u gjet nga pronarja e banesës që kishte marrë me qira, një shtetase çeke pasi nuk i përgjigjej në telefon.