Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhe- Laç. Dy automjete, njëri i markës Opel dhe tjetri Mercedes Benz, u përplasën me njëri-tjetrin në kryqëzimin e Rriles, ku nga goditja njëri prej tyre ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë, duke mos rrezikuar jetën. Nga raportimet e para bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Policia dhe grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Laç, njëra shpërthen në flakë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Turqia shpërndan 36 ton ndihma ushqimore për personat e zhvendosur në Nigeri
Konflikti në Lindjen e Mesme rriti çmimin e naftës/ Gjermania ul taksat e karburantit për 2 muaj
“Kur afrohemi mendja më shkon te partneri”, Vanesa e prekur për marrëdhënien në Ferma VIP: Nuk dua ta humbas Indrin
Sfidat globale, Zyrtari i lartë i OKB: Duhet të rrisim bashkëpunimin me BE-në





