Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”  për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit M.Zaho.

Zaho akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me 4 zyrtarë të Kadastrës për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Spitallës në Durrës. Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill i këtij viti, pasi me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të. Sot gjykata dha masë sigurie të lehtësuar.

Hetimet e nisura që në vitin 2019 zbuluan një skemë për përfitimin e paligjshëm të 151 mijë metër katrorë tokë në Spitallë të Durrësit.